Rama sërish për Berishën: Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit

Rama sërish për Berishën: Furnizoi me naftë tanket e Kasapit

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar pas debateve të djeshme në Parlament me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një status në twitter, Rama shkruan se vesi del me shpirtin, ndërsa kujton se Berisha ka furnizuar me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

Rama:  Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s'denjoi t'i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.

Edhe mbrëmjen e djeshme, në rubrikën "Përgjigjia ime" , Rama në përgjigje të komentueses Marinela Bardhi, thotë se e ka të pamundur të evitojë të gjithë llumin e akuzave që Berisha bën ndaj tij.

EMISIONET