Rama: Rektori i universitetit të Tiranës i "arratisur"!

Rama: Rektori i universitetit të Tiranës i "arratisur"!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me dekanë, shigjetoi direkt rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, duke theksuar se ka shmangur përgjegjësitë. Rama tha se në këtë universitet harxhohen 6 mln euro në vit për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor.

Rama: Për shkak të autonomisë universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia e universiteteve. Kur mendoj që rektori i Universitetit të Tiranës është një person i arratisur nga përgjegjësia, është një person që akoma sot nuk është i vetëdijshëm që ka bllokuar dosa dekanate vetëm e vetëm për arsye të mos arsyes për tendera, kjo mua nuk më pengon për të kuptuar se ku jetojmë. Skam absolutisht asnjë arsye të akuzoj dhe ta ngarkoj me përgjegjësi që nuk i ka. Kur them për tendera nuk aludoj asgjë por thjesht konstatoj me keqardhje të madhe që rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar ligjin për arsimin e lartë. Nuk e kam kuptuar që universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor.


EMISIONET