Rama thyen heshtjen për Ardi Veliun. Gaboi por nuk është motiv për ta shkarkuar

Rama thyen heshtjen për Ardi Veliun. Gaboi por nuk është motiv

Ardi Veliu ka gabuar, por nuk është motiv për ta shkarkuar.  Kryeministri Edi Rama thyen heshtjen për veprimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili gjatë raportimit në komisionin e sigurisë ne Kuvend shokoi gjithë opinionin me një veprim të paprecedentë.

Në përpjekje për të justifikuar dhunën e uniformave blu ndaj të miturit, kreu i policisë së Shtetit nxori para Komisionit një video të Zaida Çobos nënës së 15-vjeçarit, për t’u provuar deputetëve se bëhej fjalë për një familje jo normale.

  Edi Rama: Kam konsideratë të lartë por në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ia dha sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të  këtij vendi. Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, pasi punonjësi I policisë është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal por ishte përpjekje e keqshpjeguar për të thënë dakord për të gjitha por dhe familja ka rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri. 

E thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij dhe duke vlerësuar integritetin e tij moral dhe profesionalizmin cështja për mua është e mbyllur ata që predikojnë më shumë moral e ligësi morale në këtë vend kam fatin të njoh, sic kam fatin të njoh drejtorin. Mes tyre unë zgjedh drejtorin më vjen keq.   

EMISIONET