Rama flet për Universitetet: Nuk u futa mik as për djalin tim, punesim ekselentëve
Edhe këtë të premte, 11 janar, kreu i qeverisë ka reaguar duke mos u pajtuar me asnjë nga studentët që sipas tij po bllokojnë jetën universitare.
Nga një takim ku ka prezantuar një platformë me anë të të cilës do bëhen punësime të studentëve ekselentë Rama tha se bllokimi vijon ndërsa kërkesat e studentëve po plotësohen.
Edi Rama: "Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish që nuk dalin më tek kryeministria pasi nuk kanë mundësi më të tregojnë se janë shumë pengojnë zhvillimin e mësimit. Si ka mundësi? Si mund të pengosh të drejtën e mësimit qoftë dhe një personi të vetëm? Pedagogu ka të drejtë qoftë dhe vetëm mua të më japë mësim, dhe mua nga shtëpia deri tek banka askush nuk ka të drejtë të më pengojë njeri rrugën
Në bazë të një nisme qeveria ka hapur një portal i cili quhet Punëtëmbarë.al dhe ku ftohen të gjithë studentët ekselentë të aplikojnë për një nga 803 vendet e lira në administartë.
Rama zgjodhi shembullin e djalit të tij për të bërë krahasimin e a arsimit të lartë para disa viteve me atë sot.
"Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë dot në universitet vitin e parë se nuk ka pasur mik, që ta dini ju. Bëri një vit punë. Shko në punë unë nuk futem mik për ty."
Dhe nga ky takim ai nuk ka harruar të thumbojë kundërshtarët politikë duke thëne se e sigurt është se edhe për këtë takim do të thuhet se studentët janë zgjedhur nga FRESSH.
Rama u kujtoi se ajo çfare po bejne eshte ekstraligjore.
"Kjo që po bëjmë është ekstraligjore dhe ne do u them partnerëtve tanë po është kapërcim i ligjit por këtyre djevem e vajzave nuk kemi luksin tu themi skeni eksperiencë ikni në Gjermani.. jo do ju japin. Këta nuk duan të iki unë por ti hap rrugë këtyre dhe po nuk i hapa rrugë do iki unë, do iku unë por shkon më keq puna edhe për vendin nuk diskutohet, edhe pse është ftohtë dhe çizmet janë të këshilluara në këtë fazë, por për këmbët jo për kokën kjo është arsyeja pse nuk është bërë më përpara."
