Rama: Demokratët na kanë borxh votën, shpëtuam Lulin

Rama: Demokratët na kanë borxh votën, shpëtuam Lulin

Kryeministri, Edi Rama, ka garantuar nga Rrësheni se nuk do të ketë kthim pas në reformën në arsim.

Teksa prezantoi kandidatët e PS-së për deputetë, Rama tha se këtë reformë do ta thellojnë edhe më tej

Rama: Jam shumë krenar që kemi një skuadër të cilën ma ha mendja mua, mirditorët nuk duhet përveçse të bashkohen për ta votuar. Ta bëjmë 25 qershorin një ditë jo ngjyra-ngjyra partish por kuqezi për të mbështetur Linditën që udhëheq skuadrën tonë për qarkun e Lezhës dhe ka meritën që ka udhëhequr një nga reformat më të rëndësishme të qeverisë sonë, reformën në arsim të cilën ne duhet ta thellojmë dhe çojmë përpara dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë të kthehet pas.

Shefi i qeverisë deklaroi përpara mirditorëve se PS është e vetmja parti që mund të bëjë shtet dhe për sipas tij është i vetëdijshëm dhe Berisha.

Rama: Një gjë është e sigurt, dhe Saliu nuk e thotë por e di shumë mirë brenda vetes, që ne kemi dhënë për herë të parë si një qeveri e Shqipërisë që nga shembja e sistemit të kaluar, provën se ky vend mund të bëhet dhe Shqipëria mund të bëhet shtet modern, europian. Kemi hedhur themelet.

Rama kërkoi edhe votën e demokratëve, të cilat sipas tij duhet ti kthejnë borxhin që e shpëtoi nga çadra kreun e PD.

Rama:Po të ishte puna për pushtet për vete i kishim lënë ata në çadër, unë nuk rrija ti lutesha Lulit dy muaj siç nuk i jam lutur njeriu në botë. Dhe të lutmen në sy të popullit, aman o Lul ku je, dil këtu të takoj. Dil, ku të vij? Të ishte puna për pushtet personal, i linim në çadër, nuk ishte nevoja për mitingje, merrnim 100 deputetë dhe pushteti personal dhe i PS ishte mal. Por nuk na duhet kjo, nuk do të ishte mirë për Shqipërinë. Për ne Shqipëria vjen para partisë. E nxorëm Lulin nga çadra, e shpëtuam udhëheqjen e PD nga katastrofa. Demokratët na kanë një borxh, e kuptuan që ne nuk kemi armiqësi me ta, mezi kam pritur të takohemi, të miqësohemi, të bashkëpunojmë. Pavarësisht se kush është në qeversije dhe kush është në opozitë të vëmë mbi të gjitha interesat e Shqipërisë, ama demokratët duhet të na kthejnë borxhin. Ne ju shpëtuam Lulin për partinë, ata duhet të shpëtojnë Shqipërinë nga Luli dhe partia. Nuk bëjnë dot asnjë punë.

/Oranews.tv/

EMISIONET