Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve KiE mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet?

Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve KiE mori vendim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Europës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një postim në Twitter, Rama akuzon Bashën se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.

"Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish.

Po si mund t’u thuash shqiptarëve, Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,"-shkroi Rama.

Basha u shpreh se: "Vendimi i KiE për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri."

Lexoni për më shumë- Basha: Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë

EMISIONET