Rama: Abuzuesit me ndërtimet në gjykatë, por s’do lejojmë KÇK-në të shqyejë copa nga drejtësia

Rama: Abuzuesit me ndërtimet në gjykatë, por s’do

Kryeministri Rama u është përgjigjur kritikave të opozitës se bashkë me shembjet e nxituara të pallateve të dëmtuara nga tërmeti po varrosen edhe provat për përgjegjësit.

Në mbledhjen e qeverisë Rama tha se çdo shembje po ndiqet nga policia dhe prokuroria, duke garantuar se shumë shpejt do të ketë rezultatet konkrete.

Rama: Hap një parantezë për një keqkuptim që ca është krijuar ca është prodhuar, ca është stimuluar lidhur me punën paralele që po zhvillohet për hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendosje para përgjegjësisë të gjithë atyre që do të rezultojnë përgjegjës. Pavarësisht fuqisë së tërmetit në kuptimin që rastet, godinat e dënuara, të pabanueshme, apo të shemburat po e po janë produkt i shkeljeve. Policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë intensivisht dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkretet në këtë drejtim. 

Nxjerrja e përgjegjësive dhe vendosja e përpara përgjegjësive e autorëve nuk është që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, pasi kërkon dokumentim sepse do shkojnë në gjykatë. KÇK është aty e gatshme për të shfrytëzuar këtë situatë dhe për të qenë nën lartësinë  moton e saj “Kap ça të kapësh”.

Kështu që ne nuk duam dhe nuk do ti japim KÇK mundësi që të shqyejë ndonjë copë tjetër nga gjithë sistemi i së drejtës dhe e drejta në tërësi. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura ligjërisht nga pikëpamja e dokumentacionit, por kjo do pak kohë, kështu që ju lutem keni pak durim edhe ju që doni gjak dhe me të drejtë, s’keni faj por pak kohë, pak durim. 



 

 

EMISIONET