Qytetarët në kor thirrje policisë: Hiqni kapelet!

Qytetarët në kor thirrje policisë: Hiqni kapelet!

Ndërsa vijon qëndresa qytetare  para Teatrit Kombëtar përkundër faktit se fadromat kanë lëshuar në tokë godinën, qytetarët shpërthyen në kor me thirrje për policinë: Hiqni kapelet!

Me këtë mesazh ata u kërkuan që të distancohen nga veprimet arbitrare të qeverisë dhe tu bashkohen qytetarëve.

Gjithçka ndodhi pasi përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë bënë thirrje që policia të tërhiqet pas.

"Kërkojmë nga policia të largohet dhe të lirojë ambjentin që ka zaptuar përmes vendimeve antiligjore dhe antikushtetuese. Teatri nuk i përket as fashizmit, as diktaturës komuniste, as kryeministrit dhe as bashkisë. Në këtë teatër ky popull ka shënuar historinë e vet politike dhe kulturore. Trashëgimia i përket popullit. Kërkojmë nga policia të largohet dhe të çlirojë sheshin e Teatrit".


EMISIONET