Ky fëmijë ju mëson si të silleni kur ju del një ari
Personat e apasionuar pas natyrës, udhëtimeve nëpër thellësitë e gjelbërta të maleve apo pyjeve e xhunglave përballen me vështirësi nga më të ndryshme.
Edhe përballja me kafshët e egra është shumë normale në këto terrene por gjithashtu është shumë e rrezikshme.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në provincën e Trentinos në Itali pranë Malga Prà da Giovo, ku një ari i murmë ka ndjekur një grup të rinjsh.
Duke ecur nëpër terrenin malor, ariu doli nga një shkurre dhe filloi të ndiqte avash një djalë të vogël i cili vendosi që ta menaxhojë situatën me qetësi.
Në vend që të vraponte, ai eci avash derisa ariu vendosi të largohet. E gjithë skena është filmuar nga kamerat, një video që bëri xhiron e rrjetit.
