Protesta te Astiri, Meço: Duke njohur arrogancën e kësaj qeverie pres më shumë se kaq
Gazetarja Sonila Meço e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se qeveria shqiptare shkel Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me mënyrën se si po vepron me banorët e Astirit.
Meço: Këtë konflikt nuk e shoh më si problem politik, por si konflikt të pastër sociale. Mbi çfarë kriteri bëhen njoftime të tilla të kësaj forme. Ka disa ligje. Banorët duhet të konsultohen. Duke njohur arrogancën e kësaj qeverie, shoh jo vetëm kryqe por më shumë se kaq.
Ne kemi disa vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që janë precedentë. Mos të harrojmë që një shembje me arrogancë të kryeministrit prej 13 mln eurosh dolën nga xhepi im dhe i joti.
Historia që nuk duhet të kompensohen shtëpitë e pa legalizuara bie automatikisht, pasi ka precedentë. Përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit tha hapur qëndrimin. Problemet e pronës në Shqipëri do të krijojnë probleme të llahtarshme sociale.
