Protesta para Teatrit, policia i kujton opozites pandeminë, 37 të shoqëruar

Protesta para Teatrit, policia i kujton opozites pandeminë, 37 të

Policia deklaron se 37 persona janë shoqëruar pasi kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t'i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.”

Në njoftimin e saj policia e shtetit I kujton qytetarëve dhe drejtuesve politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.

Ndërkohë në spitalin e Traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

LIVE te gjitha zhvillimet per shembjen e teatrit



EMISIONET