Presidenti i Ligës Profesioniste "plas" bombën: Kampionati duhet ndërprerë

Presidenti i Ligës Profesioniste "plas" bombën: Kampionati

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova ka dënuar ashpër dhunën e treguar në Kamëz, aty ku u sulmua fizikish gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti. I ftuar në emisionin sportiv "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Libohova foli si zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa qëndroi në një linjë me FSHF-në, ku kërkoi medoemos rikthimin e policisë së shtetit në shkallët e stadiumit.

"Duhet të jemi të qartë që Liga nuk ka filluar akoma funksion. Përgjegjësinë e ka Federata dhe po flas në emër të Federatës. Ajo që ka ndodhur sot është shumë e rëndë dhe kemi atë që ndodhi ndeshjen e kaluar me fotografin. Në këto situata nuk mund të vazhdojë kampionati. Ndërprerja nuk është e mirë por çfarë kuptimi ka të luhet kështu. Futbolli është për argëtim dhe duhen marrë masa ekstreme ku e para është rikthimi i policisë pasi klubet nuk e kanë forcën për të menaxhuar. Stjuartët nuk e kanë statusin dhe profesionalizmin për të menaxhuar prandaj këmbëngulim që policia të rikthehet në stadium.

Duhen marrë masa ekstreme për këta që po shkatërrojnë garën. Se çfarë bën Federata me KDS është procedurë tjetër por nuk e rregullojnë situatën. Kontrolli i tifozëve nga policia është i domosdoshëm"-tha mes të tjerash Libohova.


EMISIONET