Jemi në Portugali, në kohë pandemie, dhe personi që shikoni në foto, i veshur sportiv dhe me maskë nuk është  një qytetar i thjeshtë që po mban radhën në supermarket duke ruajtur distancën nga klientët e tjerë.

Është as më shumë dhe as më pak se Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Fotoja e tij u bë virale në rrjetet sociale për shkak të thjeshtësisë që transmeton  personi më i rëndësishëm në Portugali.

E megjithatë nuk munguan edhe reagimet për veshjen e tij, duke ironizuar se Marcelo Rebelo de Sousa dukej më shumë si pushues sesa President.

Por mesazhi për popullatën ishte i fortë dhe i qartë. De Sousa i përket kategorisë së atyre që i kushtojnë vëmendje zbatimit rregullave të reja për të shmangur përhapjen e ngjitjes së koronavirusit.

Nuk është rastësi që Portugalia është një nga vendet që e menaxhoi më së miri epideminë e koronavirusit.

Të dhënat zyrtare flasin për 29 mijë persona të infektuar dhe 1200 viktima.

/Ora News.tv/