Prefekti i Durrësit: Po monitorojmë dëmet e shkaktuara nga tërmeti

Prefekti i Durrësit: Po monitorojmë dëmet e shkaktuara nga

Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, duke folur pas takimit që pati me presidentin, Ilir Meta bëri një pasqyrim paraprak të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm që tronditi pasditen e sotme Shqipërinë.

Nasto tha se shtabi i emergjencës është në gjendje gatishmërie dhe një kordinim mes tre bashkive, Shijak, Durrës dhe Krujë.

Nasto: "Situata në qarkun e Durrësit paraqitet e qetë aktualisht, pas tre tërmeteve njëra pas tjetrës. Ne nuk kemi dëmtime në njerëz. Duke nisur nga presidenti, qeveria, me një kordinim të jashtëzakonshëm me të tre bashkitë, atë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës për të minimizuar sado pak edhe ato pasoja. Kemi pasoja të vogla të cilat janë dëmtime në çarje të banesave, të cilat janë shtojë, tre shtesa banesash. Kemi një shkollë që nga sipër ka rënë një mur dhe një shtëpi trekatëshe në Shijak e cila është prekur nga tavani dhe çatia. Aktualisht po vazhdojmë dhe po monitorojmë situatën. Po kujdesemi me të gjitha institucionet për të qënë sa më të përgatitur për çdo rast dhe në të njëjtën kohë jemi në gatishmëri me institucionet vendore dhe qëndrore."-përfundoi Nasto.

EMISIONET