Policia skanon aktivitetin e grupeve kriminale: 53 % merren me kultivimin e trafikun e drogës

Policia skanon aktivitetin e grupeve kriminale: 53 % merren me kultivimin e

Prezantohet operacioni "Forca e Ligjit".  Idajet Faska, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit njoftoi disa detaje për veprimtaritë e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri

"Policia e Shtetit ka filluar identifikimin e të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend, duke bërë një skanim si të aktivitetit të tyre, të lidhjeve midis grupeve të tjera kriminale të lidhjeve të ndryshme me persona apo subjekte që kanë influenca qofshin këto politike, ekonimike, mediatike të cilët krijojnë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal" deklaroi Faska.

Skanimi i grupeve kriminale

Nga analiza dhe skanimi i grupeve ka rezultuar që 

53% e grupeve që operojnë në vend janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre.

11% janë përfshirë në trafiqe të paligjshme,

18% e grupeve kriminale përfshihen në krime të rënda, sic janë vrasje, shtrëngim dhënie pasurie dhe të tjera

18% të tjerë  janë përfshirë në aktivitetin e krimit ekonomik.


EMISIONET