Policia në Florida konfirmon: Fëmija 2 vjeç u sulmua për vdekje nga aligatori
Policia e Floridës në SHBA ka konfirmuar se fëmija 2 vjecar i cili u rrëmbye nga një aligator në një resort ka mbetur i vrarë dhe se autoritetet po punojnë për të gjetur trupin e tij të pajetë.
Kur kanë kaluar 15 orë nga incidenti zyra e sherifit të zonës kominikoi se nuk ka asnjë mundësi që 2 vjeçari të gjendet i gjallë.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin vendas, por edhe atë ndërkombëtar kur mediat raportuan se 2 vjecari i cili shëtiste në bregun e resortit Disney Grand Floridian u tërhoq nga një aligator brenda në ujë.
Gjithcka ndodhi mbrëmjen e së martës. Babai i djalit hyri në ujë për të tërhequr nga aligatori, por gjithcka ishte e kotë tha sherifi.
Më herët 50 policë dhe ekspertë u vunë në kërkim të fëmijës, por pas orësh kërkimesh forcat e sigurisë arritën të dilnin në kongluzionin se aligatori ka sulmuar për vdekje.
Kjo nuk është hera e parë që në SHBA regjistrohet një incident i tillë ose i ngjashëm. Që prej vitit 1948, 22 persona janë vrarë nga aligatorët vetëm në shtetin e Floridas.
