Policët u tmerruan nga rituali i frikshëm i kafshëve, njerëzit flisnin gjuhë të panjohur

Policët u tmerruan nga rituali i frikshëm i kafshëve,

Autoritetet e Teksasit kanë shkatërruar një vendbanim në San Antonio që shërbente si ritual për sakrificën e kafshëve. Të paktën 11 persona u arrestuan në akuzat për mizori të kafshëve.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, pasi fqinjët lajmëruan për ritualin e therjes me thika.

Pasi mbërritën në vendngjarje, policët u penguan nga një duzinë njerëzish brenda një garazhi dhe morën dëshminë e një gruaja që po copëtonte një kafshë.

Një person tjetër u gjet duke derdhur gjakun e pulave në një enë.

"Duket se ata kishin një lloj rituali të panjohur," tha Elizabeth Gonzalez.

"Ata po flisnin një gjuhë tjetër që oficeri nuk e njihte. Gjuha nuk ishte as anglisht as spanjisht". 

Policia u përball me një pamje tmerruese të errët me kokat dhe pjesët e tjera të dhive dhe të pulave të ngordhura si dhe kafshë të tjera.

Shumë kafshë me plagë dhe shpërfytyrime të shumta u gjetën në të gjithë shtëpinë.

Disa fqinjë ofruan dëshmitë e tyre të frikshme të incidentit.

"Dukej si një burrë që qante, por dëgjova dhitë", tha Gabriel Benavides.

"Unë isha shumë i tronditur sepse nuk është diçka që dëgjon çdo ditë", tha Tony Jimenez. "Unë e kuptoj që njerëzit kanë lirinë e fesë, por këto gjëra nuk mund të ndodhin këtu".

Të paktën 11 persona janë arrestuar dhe do të përballen me akuza.

EMISIONET