Peticion bashkisë, të dëmtuarit nga tërmeti në lagjen "Qelqi" në Kombinat po kthehen në banesa
Banorët e Kombinatit kanë lënë çadrat dhe u janë drejtuar banesave të tyre edhe pse këto të fundit paraqesin rrezik.
Bashkia ka vendosur një letër ku njofton banorët se pallati është shpallur i pabanueshëm, por ajo nuk ka as firmë dhe as vulën zyrtare gjë që lë dyshim te banorët për seriozitetin e kësaj shkrese.
Për shkak të pasigurisë ata kanë përgatitur një peticion për bashkinë ku kërkohet tu vihen në dispozicion të gjitha akt-konstatimet pasi në dijeninë e tyre nuk ka pasur një inspektim nga Instituti i Ndërtimit.
"Pa njoftuar njeri, deri diku në mënyrë abuzive. Inxhinierët që kanë ardhur pas tërmetit nga bashkia nuk kanë thënë që ka dëme strukturore."
Aktualisht në lagjen "Qelqi" në Kombinat janë të pastrehë mbi 15 familje të cilët u bëjnë apel organeve përkatëse që tu gjejnë një zgjidhje.
"Na dhëmbin shpatulla, 120 mijë lekë ilaçe. Nuk ka ardhur asnjë, nuk çan kokën njeri."
"Prej një muaji që ka rënë tërmeti kam mbetur përjashta. Shkoj në bashki, bashkia thotë emri të ka dalë, bonus nuk ka".
Ndërsa në peticionin e tyre këta banorë pretendojnë se nga verifikimet e tyre nuk janë konstatuar dëme në strukturë dhe pallatet janë të banueshme ndaj dhe kërkojnë rikthimin në apartamentet e tyre.
