Përmeti: Me sistemin aktual Rama merr mandatin e tretë, listat e hapura favorizojnë PD-në

Përmeti: Me sistemin aktual Rama merr mandatin e tretë, listat e

Drafti i dorëzuar nga opozita parlamentare për rishikimin e Kushtetutës dhe inicimi i këtij procesi shihet si fitore për deputetin Andi Përmeti.

I ftuar në RTV Ora ai shprehet se pa ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryeministri Rama do të sigurojë dhe mandatin e tretë.

Ndërkohë që sistemi i ri me lista të hapura, sipas deputetit favorizon PD-në.

Gjithashtu ai deklaroi se është kundër pragut 5 përqind, e cila është një prej pikave të artikuluara në draftin e dorëzuar.

Përmeti: Ne kemi nisur një proces për të inicuar rishikimin e Kushtetutës dhe kjo është fitorja jonë. Në atë Kuvend, partia Bindja Demokratike ka çuar një draft për ndryshim sistemi të plotë. Pas saj ka çuar nisma Thurje 50 mijë firma për rishikim sistemi e më pas grupi demokrat parlamentar një nismë për rishikim sistemi dhe nuk janë marrë parasysh. Partitë janë bërë bashkë për mosndryshim sistemi. Në këtë aspekt ne sot arritëm fitoren e parë që është inicimi i rishikimit të Kushtetutës që ne nuk po arrinim dot. E vetmja mënyrë për ta bërë ishte të mblidhnim 28 firma të cilën e realizuam.

Ky draft do të kalojë të gjitha komisionet e më pas do kalojë në Parlament për tu votuar e më vonë në presidencë për tu dekretuar. Unë personalisht do e kundërshtoj pragun 5 përqind. Unë nuk dal nga lista sepse refuzoj rishikimin kushtetues. E më pas ngelet në fuqi ky sistem që lë 3 perandor të bëjnë çfarë të duan me taksat e shqiptarëve. Për mua i vjen përshtat PD-së. Me këtë sistem Edi Rama e merr mandatin e tretë dhe të gjitha palët janë të kënaqura. Kryetari i opozitës është i kënaqur me rolin e tij. 

 

EMISIONET