'Përçahet' opozita parlamentare, "jo" pragut, "po" koalicioneve, disa deputetë nuk dinë ç'kanë firmosur

Opozita parlamentare është përçarë në lidhje me dokumentin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicionet parazgjedhore.

Disa kryetarë partish dhe disa deputetë ditën e sotme janë shprehur se nuk janë dakord me këto ndryshime, pasi disa nga pikat janë shtuar më vonë, sikurse është pragu elektoral dhe koalicionet para zgjedhjeve.

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi tha se është për një sistem zgjedhor me 12 rajone, por një sistem të pastër kombëtar, si dhe që asnjë subjekt politik në zgjedhje mos financohet nga shteti si dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

Alimadhi: Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone. Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj. Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime.

Por ajo që është më e çuditshme në këtë pikë, është fakti se ka pasur edhe deputetë e kryetarë partish që nuk ishin në dijeni se çfarë kanë firmosur.

Ndërkohë në orën 17:00 pritet të mblidhet këshilli politik ku do të shikohen amendamentet e ekspertëve të kodit të ri zgjedhor që më pas do t’i kalojë kuvendit.

EMISIONET