Përballja me COVID-19, Fishta: Policët nuk trajtohen si FA, vijnë në punë me biçikleta
Sindikata e punonjësve të policisë ka ngritur shqetësimet për efektivët, të cilët pas mjekëve janë vijën e parë të përballimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta shprehu shqetësimin se punonjësit e policisë po punojnë pa masa mbrojtëse, madje i mungojnë gjerat elementara, siç është transporti.
Sadetin Fishta: Jo vetëm që nuk diskutohet për shtesë pagë në këtë situatë të jashtëzakonshme, por nuk po jepen edhe ato gjëra që janë emergjentë që ju takojnë punonjësve të policisë për ta kryer këtë detyrë më normale dhe që mos rrezikojnë familjen e tyre kur ato të kthehen nga shërbimi.
Nuk bëhet fjalë vetëm për policët që janë në postblloqe, por edhe ata që janë në terren dhe kontrollojnë kërkesat e qeverisë në lidhje me qytetarët që lëvizin në mënyrë të autorizuar ose jo dhe bizneset. Punojnë pa ndërprerje 8 orë. Drejtoria e policisë nuk i siguron as maska as dorashka, por I sigurojnë në mënyrë private.
Kreu i sindikatës kërkon që policia të trajtohet njësoj si Forcat e Armatosura. Me shërbim 4 orë në ditë dhe sigurimin e një vakti ushqim.
Kemi konstatuar se FA ka një trajtim tjetër ndaj policisë.
Sadetin Fishta: "Kryejnë 4 orë në postblloqe dhe u ofrohet ushqim"
Problem tjetër është transporti per ne pune.
Sadetin Fishta: Problem tjetër që kanë sot punonjësit e policisë është mos sigurimi i mjeteve të transportit. Shumë punonjës policie vijnë nga fshatrat e Tiranës. Ata duhet të paraqiten në detyrë në një kohë, kur ata mjet transporti kanë biçikletën. I duhet dy orë për të ardhur dhe dy orë për të ikur. Policia e shtetit nuk i siguron transport, megjithëse e ka detyrim ligjor.
Prej zbulimit të rastit te pare me COVID-19 forcat e policise kane kaluar ne gadishmeri te perforcuar.
