Pasi ia hoqi policia, Shkëlzen Berisha e zgjidh hallin, gjen patentë të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2020, 07:52
Disa ditë më parë policia i ka marrë patentën Shkëlzen Bershës për shkak të shpejtësi të tejlejuar. Ai po udhëtonte me mjetin e tij “Benz S320” me shpejtësi 128 km/h në një rrugë pranë TEG-ut.
Por mesa duket Shkëlzeni e ka zgjidhur hallin, tashmë Armina është patenta e tij e re dhe ajo e shoqëron kudo.
Vetë Shkëlzeni e ka bërë të ditur përmes një dy fotove në “Facebook”.
“Patenta e re”, shkruan Shkëlzeni në postim dhe e shoqëron me një emoji duke qeshur.


