Pas manifestimit reagon Yuri Kim: Kishte flamuj amerikanë në shesh, ShBA nuk ka gisht në këtë tubim
Pas përfundimit të manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta ditën e sotme, reagoi dhe ambasadorja e re e amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Gjatë këtij manifestimi janë parë në sheshin "Nënë Tereza" dhe shumë flamuj të ShBA-së ndaj dhe Kim shprehet se Amerika mbështet protestat paqësore.
Përmes një postimi në Twitter ajo shprehet se ShBA nuk ka gisht në organizimin e këtij manifestimi.
"U surprizova kur pashë flamuj amerikanë në manifestimin e sotëm. Që të tregohemi të qartë dhe të evitojmë keqkuptimet, ndërkohë ShBA mbështet protestat paqësore por nuk ka të bëjë me organizimin e këtij manifestimi".
Meta valvit flamurin e ShBA: Shqipëria e para, e dyta Amerika. Bëj gjithçka për Amerikën, përveç...

