Pas 3 vitesh shkëputje nga televizioni, Sonila Meço zbulon përse zgjodhi Ora News

Pas 3 vitesh shkëputje nga televizioni, Sonila Meço zbulon

Gazetarja Sonila Meço është rikthyer përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun.

Meço është bërë zyrtarisht pjesë e Ora News dhe tashmë do të drejtojë një program të vetin javor në këtë televizion. Së shpejti do të fillojë emisioni “Tempora” nën drejtimin e gazetares dhe moderatores që do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në ekranin e RTV Ora News.

Në intervistën për "Mos i fol babagjyshit" në Ora News, ajo ka rrëfyer përse zgjodhi pikërisht televizionin Ora News për të qenë sërish pranë publikut.

Sonila Meço: Miqësia ime në Ora News është e vjetër. Që në fillimet e Ora News, unë kam ardhur e ftuar në programe si analiste, miqësia me Yllin Ndroqin, me zonjën e tij Mimoza Ndroqi, një miqësi e vjetër.

Ylli, sa herë bëja lëvizje nga ekrani, gjithmonë thoshte Sonila e ke një derë të hapur tek Ora. Gjithmonë dilte ose një televizion i ri, thoja hajt ta provoj, derisa erdhi momenti i duhur. Unë nuk doja më një projekt për të rinisur gjithnjë nga e para. E kam provuar këtë gjë, nuk bën pjesë më në aspiratat dhe dëshirat e mia dhe ajo që provova, qe një goditje e fortë për të cilën thashë stop.

Një televizion i konsoliduar, një miqësi e mirë, kam parë si është rritur gradualisht. Nga një televizion informativ, është bërë gjysmë gjeneralist. Figurat e ekranit brenda Orës, të nderuar, të respektuar, është privilegj i jashtëzakonshëm për mua që të jem pjesë e njerëzve dhe në njëfarë mënyre, gjërat janë të thëna për tu bërë. Ndoshta mund të kem pasur kohë më përpara kushte më të favorshme për të ardhur tek Ora dhe nuk kam ardhur, ndoshta ky ishte momenti. Ndonjëherë ia lë dhe Universit.

EMISIONET