Parlamenti Europian miraton amendamentin me 15 kushtet për qeverinë Rama para nisjes së negociatave

Parlamenti Europian miraton amendamentin me 15 kushtet për qeverinë

Qeveria shqiptare do të duhet të paraqesë një raport të plotë mbi ngërçin në sistemin e drejtësisë dhe në vlerësimin e zgjedhjeve vendore para konferencës ndërqeveritare të BE. Parlamenti evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që hapi I rradhës për negociatat të kalojë vetëm pasi të jenë plotësuar 15 kushtet

Parlamenti Evropian ka miratuar me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 abstenim amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane, ku kërkohet që Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e KE përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare

Këto kushte u vendosën me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe deputetë nga parti te majta dhe të djathta.

Grupi Social Demokrat në qëndrimet e dhëna është shprehur kundër amendamentit me argumentin se zbehet jehona festive e samitit të Zagrebit ku u miratua propozimi për çeljen e bisedimeve.

Në kushtet e vendosura për Shqipërinë renditet miratimi i Reformës Zgjedhore, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë si dhe nisja nga funksioni i SPAK. Lufta ndaj korrupsionit si dhe ulja e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil mbetet një kërkesë e vazhdueshme. Ndërkaq edhe një herë kërkohet vendimi i qartë për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore. Në këto pika deri më tani vetëm SPAK duket se ka kaluar provën, ndërsa për reformën zgjedhore partitë janë në prag të arritjes së marrëveshjes. Ligji i medias që solli dhe reagimin e Komisionit të Venecias i cili kërkoi ndalimin e paketës së antishpifjes.

Avancimi në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe të drejtat e minoritetit po ashtu konsiderohen thelbësore.

Megjithatë në takimin e Konferencës Ndërqeveritare përfaqësuesit e Shqipërisë do të duhet të paraqesin një raport të plotë për secilën nga pikat për të vijuar me fazën e rradhës së negociatave

15 Kushtet 

 1. Miratimi i reformës zgjedhore;

2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;

3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;

4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;

6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;

7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;

9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

10. Progres në reformën e administratës publike;

11. Zbatimi i reformës zgjedhore;

12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;

13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;

14. Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censit;

15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

EMISIONET