Analisti Shpëtim Nazarko është shprehur në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora se sipas llogarive të tij LSI do të shkojë drejt tretjes, ndërsa duke mos llogaritur PDIU-në në opozitë, PS është 10 pikë përpara.

Kjo deklaratë e tij është pasuar nga një pyetje e Sonila Meços, e cila e ka pyetur pse Kryeministri nuk shkon në zgjedhje të parakohshme.

Nazarko: Shqipëria e 2015 dhe këtej ka bërë reformë territoriale që presupozon që ka në krye 61 komandantë, që rezulton se këta janë më të rëndësishëm se 400 kryetarë të dikurshëm. I gjithë ky sondazh është ende në një trubullirë të madhe. Sipas përllogarive të mia shoh që do të ketë një tretje akoma dhe më të madhe të LSI-së, siç e pash në institutin tjetër dhe rezultatet për mua nëse këta të 4 bashkohen mund edhe ti afrohen, mund edhe që populli i vërtetë të thotë që po të 4 partitë do ti votojmë.

Besoj pa vënë PDIU PS është 10 e pak përqindje më para.

Meço: Gjatë kësaj kohe kemi skandale. Nëse është 10 pikë larg pse nuk shkon në zgjedhje të parakohshme?

Nazarko: Kryeministri ka thënë po dolët një bashki më tepër, unë shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Meço: Dialogu është thënë qeveri pa kushte.

/Ora News.tv/