Paralajmërimi i kurdëve në Siri: Do lirojmë të burgosurit e ISIS nëse vazhdojnë sulmet

Paralajmërimi i kurdëve në Siri: Do lirojmë të

Të vendosur nën ofensivën e Turqisë, kurdët kanë paralajmëruar se nuk do ta kenë më në prioritet mbrojtjen e të burgosurve të Shtetit Islamik nëse sulmet vazhdojnë

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) aktualisht mbajnë mijëra të burgosur të dyshuar të ISIS.

Zonat në verilindje të Sirisë nën kontrollin e SDF kanë qenë nën bombardime të mëdha nga Turqia që kur ajo filloi sulmin e saj të Mërkurën.

Më shumë se 50 civilë raportohet se kanë vdekur në të dy anët e kufirit.

Turqia akuzon kurdët se janë terroristë dhe thotë se dëshiron t'i largojë ata nga një "zonë e sigurt", duke arritur rreth 30 km në Siri.

Ankaraja zyrtare gjithashtu planifikon të rivendosë më shumë se tre milion refugjatë sirianë në zonë, të cilët aktualisht ndodhen në Turqi.

Në një zhvillim tjetër, një politikane femër kurde dhe një aktiviste për të drejtat e grave ishte midis nëntë civilëve të vrarë në një rrugë në veri të Sirisë të shtunën, sipas Grupit të Vëzhgimit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).

Hervin Khalaf, sekretarja e përgjithshme e Partisë e Ardhmja e Sirisë u qëllua për vdekje së bashku me një shofer dhe një ndihmës pasi u kthye nga një takim në Hasaka, tha partia e saj.

SDF tha që luftëtarët e mbështetur nga Turqia e kishin marrë Khalaf nga makina e saj dhe e kishin ekzekutuar. SOHR tha se nëntë persona ishin vrarë në periudha të ndryshme në "ekzekutime në terren" përgjatë rrugës.

Një zëdhënës i grupit rebel të mbështetur nga Turqia, Ushtria Kombëtare Siriane mohoi kryerjen e vrasjeve, duke thënë se nuk kishte përparuar aq larg, raportoi Reuters.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tashmë nga zonat nën kontrollin kurd. Administrata kurde në Sirinë verilindore jep shifra shumë më të larta, më shumë se 191,000.

Vendimi i presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga zona shkaktoi në mënyrë efektive inkurajimin turk kundër SDF - aleatët kryesorë perëndimorë në luftën kundër ISIS.

EMISIONET