Para për regjistrim pasurish, në pranga ish-drejtuesi i Hipotekës Korçë

Para për regjistrim pasurish, në pranga ish-drejtuesi i Hipotekës

Ish-drejtori i Hipotekës së Korçës së bashku me  dy ish-punonjës dhe një regjistruese të këtij institucioni kanë rënë në prangat e policisë.

Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë shtetasit, Leftjon Bardho 33 vjeç, Ersild Gorari, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, Arsidesa Hysi, 28 vjeçe Erjon Arif, 36 vjeç.  Dy të fundit janë edhe bashkëshortë.

Në pranga ka rënë dhe Andrea Zallëmi, 65 vjeç, i cili bënte rolin e sekserit.

Mbi ta rëndojnë akuzat se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i'u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i'u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve:
• L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).
• E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)
• A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.
• E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,
• A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.


Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i'u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i'u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

EMISIONET