Të gjithë janë të mendimit se Tiranës i duhet edhe një Teatër i ri. Këtë e konstaton edhe profesor Paolo Vitti, pjesëtar i Europa Nostra, i cili në një intervistë për emisionin "Tempora" në Rtv Ora thotë se duhet një teatër të ri, por jo si ai që ka projektuar qeveria. 

Paolo Vitti shprehet se ai projekt është i gabuar pasi brenda tij ka dyqane dhe zyra.

Profesor Paolo Vitti: Sigurisht Tirana ka nevojë për një teatër të ri. Por ka nevojë për një teatër që përfaqëson një sinjal të qartë në respekt të njohjes së të shkuarës. Shkalla e projektimit të këtij teatri të ri është e gabuar. Përse ky teatër është kaq i madh? Pasi brenda tij do të ketë dyqane, zyra, etj. Shteti duhet të investoj tek kultura jo për të nxjerrë përfitim. Nëse humbim konceptim kryesor që shteti nuk kujdeset për kulturën, atëherë po humbim një hallkë themelore.


 

/Ora News.tv/