Pamje të tmerrshme/ Qeni dhe lepuri ngrijnë në temperaturat -56C në Kazakistan

Ky filmim tronditës tregon momentin kur një qen dhe një lepur u gjetën të mumifikuara në kushtet tmerrësisht të ftohta në mes të borës.

Dy kafshët ngrinë në vend ndërsa temperatura ishte -56C në Kazakistan.

Dy video që regjistrojnë gjetjet e tmerrshme të kafshëve janë postuar në YouTube, me titull "të ngrirë në lëvizje".

Në pamje mund të shihet se si lirohet lepuri i ngirë nga  kunji një gardhi , ku ai ka ngrirë në një pozitë kërcimtare.

Qeni duket se ka ngordhur duke ecur nëpër një fushë dëbore.

Imazhet shqetësuese kanë ngjallur një stuhi proteste nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.









EMISIONET