Paloka: Rama emëroi Avokate të Shtetit Enkelejda Muçën, avokaten e tij personale

Paloka: Rama emëroi Avokate të Shtetit Enkelejda Muçën,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi në lidhje me emërimin e Enkelejda Muçaj si Avokate e Shtetit. Paloka shprehet se “deri dje Muçaj ishte avokate personale e Edvinit”. Sipas Palokës, ajo ka përfaqësuar Edi Ramën në gjyqin kundër tij, sepse kishte që “Saimir Tahiri dhe për pasojë dhe shefi i tij kishin lidhje me krimin”.

Edi Paloka: Avokatja e tij personale emërohet Avokate e Shtetit. Kjo që hihni në foto është Enkeljeda Muça. Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit. Kjo përfaqësonte Edvinin në gjyqin kundër meje, gjyq ku unë u dënova për “shpifje” sepse kisha deklaruar që Saimir Tahiri dhe për pasojë dhe shefi i tij kishin lidhje me krimin. (Sot Tahiri është i dënuar po jma dhe unë që e akuzova, i dënuar për “shpifje”!!). Përveç këtij fakti, me këmbënguljen e Ramës dhe “argumentimin” e avokates së tij, unë u dënova me një nen që nuk ekziston më në Kodin Penal, pasi shpifja është dekriminalizuar prej kohësh. Po më keq që Rama më donte patjetër në burg,  dhe me arrogancëne  injorantit ngulte këmbë në kërkesën e tij (pavarësisht se Kodi Penal nuk ja jepte këtë mundësi) avokatja Muça, duke qenë e vetëdijshme se po kërkonte diçka absurde, i qëndroi deri në fundkërkesës së shefit!

Këtë zonja e bëri me mua, por e ka bërë dhe në dhjetra gyqe të tjera ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe gazetarëve duke zbatuar verbërisht e pa asnjë fije profesionalizmë urdhrat prej injoranit hakmarrës të shefit të saj. Nga sot kjo do të jetë Avokatja e Shtetit...

Rama nuk po mjaftohet më me kapjen politike të gjithë institucioneve të shtetit. Jo, ai po i kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal. Kështu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet në duart e sektit të “Rilindjes” tani po e kufizon e po ngushton edhe më shumë rrethin, tek familjarët dhe lidhjet personale të tij dhe bashkëshortes së tij. Në fakt kthimi në pronë familjare të PS, e shpalli në Kongresin që sapo mbylli duke marrë vendimin që organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga një burrë e një grua, pasi ju kishte nxjerrë Lindën të mbante fjalimin si Nexhmija. Po tani po kërkon që dhe gjithë institucionet të kenë të njëjtin fat. 

EMISIONET