Oxfam: Shqipëria dhe 3 vende të Ballkanit të futen në “listën e zezë” të taksave

Oxfam: Shqipëria dhe 3 vende të Ballkanit të futen në

Një javë përpara se Komisioni Evropian të miratojë një listë të zezë për parajsat fiskale, organizata kundër varfërisë Oxfam, ka publikuar një listë me 35 vende duke përfshirë katër shtete anëtarëve të Bashkimit dhe katër të tjera nga Ballkani Perëndimor. 

Lista pritet të publikohet të martën e ardhshme dhe përfshirja në listën e zezë nuk shoqërohet me sanksione ekonomike. 

Lista vjen pas publikimit të skandalit të Panam Papers dhe Lux Leaks.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Vanessa Mock, e cila u pyet sot për të komentuar mbi raportin e Oxfam, tha se njoftimi i së martës do të jetë kulmi i dy viteve punë.

Oxfam duke përdorur kriteret e BE-së ka shqyrtuar 92 vende si dhe 28 vendet anëtare të Unionit.

Sipas analizës, të paktën 35 vende jo-anëtare të BE duhet të përfshihen në listën e zezë të taksave të BE-së. Në këto vendet bëjnë pjesë: Bahamas, Bermuda, Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishujt Kajman, Jersey dhe parajsa të tjera të njohura tatimore.

Por katër shtete anëtare të BE-së përfshihen: Irlanda, Luksemburgu, Holanda dhe Malta, si dhe vendet që shpresojnë të bëhen anëtare të BE-së, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.

 

 

EMISIONET