Ora News në shkollën Rilindja të Kavajës, ku u zbulua historia shokuese e abuzimit seksual të 13 vjeçares
Ora News ishte sot në shkollën "Rilindja" të Kavajës, aty ku një nxënëse 13 vjeçare ka denoncuar se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentë të mitur të moshës 15-17 vjeç.
Prindërit e nxënësve shprehen të shokuar nga ngjarja por dhe bëjnë thirrje për kujdes në trajtimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkohë 7 adoleshentë janë arrestuar dhe sot dolën në Gjykatën e Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë, ndërsa një tjetër 15 vjeçar është shpallur në kërkim.
Lexoni me shume: Abuzimi seksual i 13 vjeçares në Kavajë, një nëne i bie të fikët para gjykatës së Durrësit
