Oerd Bylykbashi: Që nesër jemi gati për zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike është e gatshme të hyjë në zgjedhje të parakoshme që nesër. Kështu u shpreh ish-deputeti Oerd Bylykbashi.
I ftuar në studion e emisionit "Tempora", Bylykbashi u shpreh se pas mbylljes së reformës i hapet rrugë zgjedhje të parakohshme.
Oerd Bylykbashi: Mbyllet ky proces reforme, ikën çështja e reformës zgjedhore si një nga kushtet dhe hapet shtegu për zgjedhje të parakohshme, menjëherë pas kësaj hapet ky shteg. Nuk ka zgjidhje tjetër, jo vetëm për krizën në Shqipërim, por edhe Bundestagut këtë thotë: Testoni reformën.
Sonila Meço: Këtë duhet ta dinit që në shkurt kur latë mandatet
Rezart Prifti: Nëse pas një muaj bëhen zgjedhje është gati PD
Oerd Bylykbashi: Absolutisht nesër, tani
Dashamir Shehi: Nesër në mëngjes
Rezart Prifti: Më duket se ka rënë prap në grackën e Ramës
Oerd Bylykbashi: Nesër jemi gati
