OBSH në Shqipëri, Ledia Lazëri: Shqipëria, sukses në luftimin e sëmundjeve infektive

OBSH në Shqipëri, Ledia Lazëri: Shqipëria, sukses në

Ledia Lazëri, shefe e zyrës së OBSH në Shqipëri, përfundoi mandatin e saj në vendin tonë. Për të, tashmë do të nis një tjetër sfidë; jo më në vendin tonë por në Uzbekistan.

Ledia Lazëri: Kam qenë në Shqipëri për gati 2 vjet si drejtuese e zyrës së OBSH, ndërkohë më përpara kam punuar po me OBSH në Shqipëri si drejtuese e programit të shëndetit mendor. Stacioni im i ardhshëm është Uzbekistani, ku do të jem përfaqësuesja e OBSH atje.

OBSH do të ofrojë asistencën e saj në vendin tonë për realizimin e një studimi mbi gjendjen shëndetësore të popullatës, pritshmëritë e së cilës janë vetëm nga check up ose kontrolli bazë i  popullatës, pasi në vendin tonë pasi ka vakume të studime zyrtareve përsa i takon sëmundëshmërisë.

Ledia Lazëri: Marrëveshja 2-vjeçare është baza ligjore e bashkëpunimit mes organizatave të shëndetësisë dhe Shqipërisë. Prioritetet e marrëveshjes 2 vjeçare vendosem mbi bazën e negociatave mes ekspertëve të OBSH dhe ekspertëve të ministrisë.

OBSH, thotë se Shqipëria ka bërë sukses në luftimin dhe në kontrollin e sëmundjeve infektive.

Ledia Lazëri: Shqipëria i ka lufutar me sukses sëmundjet infektive. Shqipëria është një popullsi në mplake e sipër, kanë dalë në pah edhe sëmundjet jo infektive.

Por, sfida e sistemi, OBSH i sheh në sistemin shëndetësor; i cili ende nuk ka vendosur në epiqëndër pacientin. Ka mungesë informacioni se ku pacientët e qytetarët duhet të adresohen për të kryer vizita, apo ekzaminme të tyre.

Ledia Lazëri: Përsa i përket sfidave të sistemit, një sfidë mjaft e identifikuar është informacioni shëndetësor.

Ebola nuk konsiderohet më një rrezik për populltanë. OBSH në Europë, përfshirë në Shqipërinë është në nivel alert ndaj virusit ZIKA. Situata është më shqetësuese gjatë peridhës së verës, ku ka përhapje më të gjërë të virusit, favorizuar edhe nga lëvizjet e shumta të popullatës, në kompeticione të tilla sportive si kampionit europian i futbollit.

Ledia Lazëri: Kërcënim për ebolan nuk ka, sepse ebola nuk është më kërcënim për shëndetin publik. OBSH e Evropës është në alert përsa i përket virusit Zika.

Kontolli bazë i popullatës i popullatës nëpërmjet check upi si dhe vizitat periodike tek mjeku do të ndihmonin qytetatë të diktonin fillesat e sëmundjes, parandalimi i së cilës është i mundshëm.

Ledia Lazëri: Pritet dhe realisht po ndodh se po diktohen më shumë shqiptare me sëmundje jo infektive, si psh diabeti.

Suksesi nuk do të varet vetëm nga gjenerimi i të dhënave të sëmudshmërisë nga projektet e mësipërm, OBSH kërkon që vendet të shohin mundësitë reale si të ofrohen zgjidhje të problemit me qëllim trajtimin e sëmundjes, përmirësimin e jetës së pacientëve dhe rregullimit të sistemit shëndetësor.

EMISIONET