Nuk shkonte në punë se kishte stres, policja poston foto të pushimeve në Qipro e Tajlandë

Një oficere policie publikoi në profilet e saj në rrjetet sociale foto të pushimeve të saj luksoze në Qipro apo Tajlandë.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por ajo që e vë në diskutim është fakti se fotot janë postuar pikërisht gjatë periudhës 7 mujore ku sergjentja Leanne Carr e policisë Lincolnshire, Britani nuk shkonte në punë pasi ishte e stresuar.
Shkak ishte një hetim që kishte nisur ndaj saj për sjellje të keqe. 


 Nuk dihet  nëse 33 vjeçarja ka shkuar në oficerja e policisë ka qenë me pushime gjatë kësaj kohe, nga ku dhe ka postuar foto nga Tajlanda, Austria, apo Afrika e Jugut.


Kjo ka nxehur de irrituar shumë kolegë të saj ndërkohë që një zëdhënës i policisë ka thënë se sergjetja është kthyer dhe se oficerët që mungojnë për shkak se janë të sëmurë janë të lejuar të shkojnë me pushime.




EMISIONET