Nuk mund ta humbasësh këtë! Vladimir Putin qëllon me top për Krishtlindjet Ortodokse
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar fortesën Paolos dhe Peterit në Shën Petersburg dhe zbatoi me përpikmëri traditat e Krishtlindjeve Ortodokse. Ai bëri një goditje me topin e fuqishëm, një prej dy modeleve D-30, i cili shënon mesditën.
Menjëherë pas goditjes, një prej spektatorëve tha: “Në shenjë!”. Nuk mungoi edhe reagimi i liderit rus, i cili tha: “Patjetër, nuk mund ta humbasësh këtë”.
Tradita e “të shtënës në mesditë” daton që nga shekulli 19-të. Si rregull, gjuhet vetëm një top, ndërsa i dyti mbetet rezervë. Por, ka raste që përdoren të dyja armët, ndonjëherë edhe me breshëri topash.
