Nuk donte të lidhej me dikë tjetër pas vdekjes së saj, gruaja me kancer qëllon burrin e më pas veten

Një grua e diagnostikuar me kancer në fazën e fundit ka qëlluar bashkëshortin dhe më pas veten, pas nuk duronte që ai të lidhej me një tjetër pas vdekjes së saj.

Pilaiëan Kimaphan u diagnostikua me kancer të hundës dhe sinusit muajin e kaluar në Chachoengsao, Tajlandë.

Por 38-vjeçarja u gjet e vdekur, e mbuluar me gjak, në shtratin e saj pranë bashkëshortit Montree, me një plumb në nofullën e djathtë.

Komshinjtë që dëgjuan të shtënat telefonuan policinë. Autoritetet e gjetën burrin me një plumb në ballë por që ende merrte grymë. 43-vjeçari u dërgua në spital dhe mbahet në jetë me anë të një aparature.

Fqinjët thanë se Pilaiwanhad po luftonte me kancerin dhe kishte frikë se Montree, një këshilltar lokal, do lidhje me dikë tjetër pasi të vdiste.

“Ai e donte familjen e tij dhe kujdesej për bashkëshorten,”-tha fqinji Natwarin. “Pilaiwan ishte shumë e sëmurë dhe u dobësua. Ajo ishte e shqetësuar se do gjente një grua tjetër sepse Montree është i pashëm dhe ka shumë miq.”


EMISIONET