Noka: Gjyqi politik, akuzat ndaj Bardh Spahisë gjueti shtrigash

Noka: Gjyqi politik, akuzat ndaj Bardh Spahisë gjueti shtrigash

Ish deputeti i PD, Flamur Noka e ka konsideruar politik gjyqin ndaj Bardh Spahisë dhe të arrestuarve të tjerë për djegien e materialet zgjedhore në KZAZ e ngritur në shkollën "Shejnaze Juka".

Në një deklaratë për gazetarin e RTV Ora, Bepin Kolvataj ai tha se lënia në burg e dy policëve bashkiakë tregoi fytyrën e regjimit. Ndërsa theksoi se akuzat ndaj Spahisë janë gjueti shtrigash.

Noka: "Masat e sigurisë të dhëna për policët bashkiakë janë fytyra e regjimit. Të arrestosh dhe të marrësh vendimin për të dënuar, me urdhër politik, dy policë bashkiakë që ishin në krye të detyrës, duke zbatuar dekretin e presidentit, duke kërkuar policisë së shtetit të zbatojë ligjet dhe jo urdhrat e bandës politike që është në pushtet, ky është një akt kriminal.

 Vendimi i dhënë nga gjykata e partisë me pretencë të prokurorisë politike të partisë tregon fytyrën kriminale që ka ky regjim. Në vend që të arrestohet ata që shkelin Kushtetutën, ata që shkelin ligjin, arrestohen dy policë bashkiakë mbrojtës të Kushtetutës, mbrojtës të ligjit. Ky është akt kriminal.

Gjyq politik dhe vetëm gjyq politike e asgjë më shumë. Deputeti Spahia ka qenë atje për të ndërmjetësuar për të zgjidhur situatën, nuk ka bërë asgjë më shumë se kaq. Të akuzosh Spahinë apo deputetë të opozitës që i janë përmbajtur vetëm ligjeve dhe Kushtetutës së këtij vendi do të thotë të bësh gjueti shtrigash, gjueti politike. Gjyqet politike po mbarojnë."

Rama zgjedhje në PS, jo në Shqipëri

Noka theksoi se me datën 30 qershor nuk do ketë zgjedhje.

Noka"Ora e Edi Ramës mbaron me datën 30. Edi Ramën mund të bëjë zgjedhje në Partinë e tij sepse nuk ka bërë por në Shqipëri nuk ka zgjedhje me datën 30 qershor sepse shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. 

Me datën 30 Edi Ram mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij por në Shqipëri jo. Në Shqipëri do mbrohet me çdo kusht Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Në Kushtetutë nuk ka datë zgjedhje për qytetarët shqiptarë."

Rrethimi i gjykatës me 70 policë

Noka: "Këto skena të kujtojnë kohën e inkuizicionit. Banda në pushtet që po përpëlitet kërkojnë të mbajnë pushtetin me dhunë policore dhe me vendime politike. Ta harrojnë."

 Deri tani gjykata e Shkodtës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me 30 ditë burg" për Alfred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, ndërsa "arrest shtëpie për Adi Garuci, Aleks Ndoj  dhe Orlando Thepi. 

Pritet të jepet masa e sigurisë për Bardh Spahinë. Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit psai u akuzua se kishte marre pjese ne trazirat që ndodhën para KZAZ të ngritur në shkollën "Shejnaze Juka" ku u dogjën materialet zgjedhore.



EMISIONET