Një tufë me lule në vendin ku u vra Murataj, familjarët i dhanë lamtumirën në vendlindje

Një tufë me lule në vendin ku u vra Murataj, familjarët i

Tre ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, në vendin ku u vra Admir Murataj, që mendohet se ka qenë edhe truri organizativ i bandës së grabitësve, është vendosur një  tufë me lule.

Ndërkohë sot në vendlindjen e tij në Tropojë, familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Murataj.

Ndërkohë që vëllait të tij Aleksandër Murataj, nuk i është dhënë leje nga prokuroria për të qenë i pranishëm në varrim gjë që ka ngjalluar dhe një reagim të familjarëve te tij dhe miqve të Murataj në ambjentet e paraburgimit.

Gjithashtu pas vendimit të marrë disa javë me parë për grabitjen e parë të autoblindave në Rinas, prokuroria i ka kërkuar gjykatës edhe sekuestrimin e pasurive të Aleksandër Murataj dhe të afërmve të tij.


EMISIONET