Një mesazh për mësuesen time të klasës së parë, që na mësoi të shkruajmë bukur me bojë dhe bishtagyp!
Tek shikoj rastet e denoncimit, dite pas dite, tek shikoj fëmijë që goditen, shahen, ofendohen në shkollë, nga këto pseudo mësuese (janë aq të vegjël dhe të pafajshëm), natyrshëm më kujtohet fëmijëria ime. Edhe ne kemi bërë gabime kur ishim të vegjel, në klasë të parë, jo të gjithë dinim..ca ishin rrëmujxhinj, disa tjerë më të kujdesshëm. Por mbi kokë na qëndronte një person i dashur, një zë i ëmbël ju fliste të gjitheve njelloj. E mbaj mend si sot, po , po e mbaj mend zërin e saj. "Te dashur nxënës shkronjat duhet të mësojme t’i shkruajmë bukur, të duken si rruaza"...të duken si rruaza..gjithë jetën me shoqëroi. Ah, moj mësuese Agetina (Tina) mësuesja ime shtrenjtë e klasës së parë, si nuk na qëllove një herë të vetme as kur boja derdhej mbi libra, e bishtagypin , (penën) shpesh herë e kafshonim dhe na thyej?! Si nuk na godite njëherë as kur rruazat shtrembëroheshin e dilnin nga rreshti, si nuk na the një fjalë të rënde as kur, me apo pa dashje, kishim harruar ndonjë liber apo fletore në shtëpi?!..të mbaj mend gjithmonë buzagaz, me ato flokët e gjata shpesh te mbledhura dhe radhë të binin mbi supe, që vije herët në klasë dhe në kohë dimri, ndizje stufen (soben) dhe zjarri bubulak ngrohte gjithë klasën. Ata që e kishin shtëpinë më larg dhe ishin të lagur, merrnin një të ngrohur pastaj uleshin në bankë..nuk të mbaj mend ta ngrije zërin apo ta trashje, as kur njërit nga ne i shkohej në tualet,të vegjël ishim.... Kurrë nuk të pashë që atë bukën që e mbështillje me letër për ta ngrënë në pushim të madh, ta haje para fëmijë, kurrë, as dhe një herë të vetme. Po, e di për çfarë ishe e rreptë ti e mira zyshTina jonë, ishe e rregullt e pastër. Të njëjtën gjë doje edhe nga ne. Ani, se jo të gjithë ishin me rroba të reja dhe të bukura, se ashtu ishin mundësitë, por ama të ishin të pastra. Eh, më kujtohet kur me rreshta kontrollonim nëse me vete e kishim shaminë e hundëve apo kishim prerë thonjtë? Dënime nuk kishim jo, thjesht kujtesë për herën tjetër. Dëgjoj se shumë mësuese i linin fëmijet te tabela me kurriz nga klasa dhe më një këmbë, te ne jo, nuk ka ndodhur. Mësuesja jonë na ka bindur me fjalë..kurrë me dënime. Janë shumë,shumë gjëra që më kujtohen, por sot dua të të bëj një pyetje mësuese Tina? Po sikur këta fëmijët që mësojnë sot në klasa të para, mos të kenë këto mjetet moderne (stilolaps me gomë që fshin gabimet shpejt), por të kishin ato shishet e bojës dhe ato bishtagypet e gjatë, dhe boja të përhapej në liber, banke, pllaka do i qëllojë në kohën e sotme??Do i ulurisje?? Unë them Joooo me zë të lartë, pasi koha nuk e ndryshon njeriun, mendoj se është vetë i tillë. E, të edukosh fëmijet nuk është e lehtë, duhet takt të punosh me fëmijet. E pra, më duket se këtyre të sotmeve ju mungon ky takt, ato punojnë me dhunë me femijët, duke i bërë prindërit me zemër, duke i tjetërsuar vogelushet, duke i mbyllur në vetvete, duke humbur besimin në një institucion ku duhet të merret edukim në fakt, por që mesazhi është i kundërt. Përpara se ta mbyll unë kam një mesazh për ty mësuese Tina. E di që sot jeton në Tiranë, vitet të rëndojnë mbi supë, më ka marrë malli të të shoh. Po a mund të japësh vetëm një ore mësim në atë klasë,në atë klasë ku dje u bë një denoncim, që nje pseudo mësuese, në menyre shtazarake trajtonte vogelushët, jam e sigurt që fëmijeve do ju kthesh qetësinë, besimin, se klasa e parë është fillimi i dijes së tyre. Jam e sigurt se zëri yt i ëmbel do i shoqërojë gjithë vitin. Une e di se ti mund ta bësh këtë! Unë po të lutem dhe po pres!
