Një cm asfalt te Unaza kushton 2 mijë euro? Rama, Bashës: Eh artist, artist!
Nga Prizreni, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të shefit të opozitës Lulzim Basha për projektin e Unazës së Re.
Në një postim twitter, në përgjigje të pretendimeve të Bashës se një gisht asfalt kushton 2 mijë euro, Rama shkruan: "7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë € Eh Artist Artist".
Më herët Basha duke akuzuar për korrupsion në tenderin për ndërtimin e rrugës te Unaza e Re, tha se kryeprokurorja Arta Marku nuk nis hetimet pasi është e kapur.
Basha: Pra, të thuash pse se denoncon opozita mendoj se është një pyetje e gabuar. Mendoj se pyetja është se: pse nuk ka hap hetimet prokuroria? Verjani mikofonin Arta Markut dhe thojini se pse nuk I ka hapur hetimet atje ku gjithë Shqipëria ka parë se kjo është një vjedhje ashiqare.20 milionë neuro për kilometër! Shikoni. Ulini kamerat në asphalt, shikojeni: një gisht (vendos gishtin mbi asalt) 2 mijë euro. Një gisht asfalt do të jetë 2 mijë euro.
