Një çift i ri në showbiz? Arilena Ara flet për marrëdhënien me Flori Mumajesin
Ata kanë sjellë ndër bashkëpunimet më të suksesshme në muzikë, por kanë filluar të komentohen pasi mendohet të ketë lindur një romancë dashurie.
Arilena Ara, e ftuar në 'Top Shoë Magazine' ka treguar se është bërë pjesë e hiteve të grupit Threedots vetëm pas një gote vere me Flori Mumajesin.
Ajo e cilëson kantautorin si person energjik dhe tregon se kjo është ajo që bëri lidhjen mes tyre.
E pyetur nëse kanë nisur shkëndijat e para, Arilena vendosi të mos thyejë kureshtjen duke thënë: "Po ose jo, as po, as jo."
Mbetet për tu parë nëse ata do konfirmojnë lidhjen e tyre, e cila do të jetë ndër më të komentuarat në showbiz.

