Aktori i njohur, pedagogu i Akademisë së Arteve dhe  regjisori  Alert Celoaliaj   ishte i ftuar në studion e “Ditë e Re” transmetuar në televizionin Ora me moderator

“Shkolla nuk të bën aktor apo regjisor por të jep teknikat dhe formimin. Aktor e regjisor bëhesh nga talenti që ti ke dhe formimi. Ky formimi lihet pas dore edhe për shkak të zgjimit të thjeshtë. Shumë studentë nuk çohen dot dhe humbasin formimin.”

Për të treguar angazhimin Celoaliaj thotë me batutë: “Dita e një aktori duhet të jetë 48 orëshe jo 24.”

Dita është 24 orëshe. Kemi lënë pas dore familjen dhe kjo nuk është gjë e mirë dhe me batutë u them studentëve, të nxitojnë se po na thërrasin kalamajt: “O xhaxhi”

Celoaliaj tregon dhe premierat që do të vendosen në Universitetin e Arteve dhe Teatrin Eksperimental.

/Ora News.tv/