Ngjela: Kryemadhi s'ka asnjë deputet në Kuvend, si do shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Avokati, Spartak Ngjela, nuk ndan të njëjtën bindje me kryetaren e LSI-së se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt.
I ftuar në RTV Ora, Ngjela thotë se vetëm me mbylljen e reformës në drejtësi mund të flitet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Ngjela: Thashë se kush e kishte thënë. Ku ka gjë në dorë ajo, derëzezë dhe punëzezë. Si do të bëjë zgjedhje të parakohshme kur ajo nuk ka asnjë deputet në parlament? Zgjedhje të parakohshme do të thotë krizë. Zgjedhje të parakohshme mbase nuk do të ketë kaq shpejt, pasi të fillojë reforma në drejtësi në mënyrë drastike, besoj për dy muaj do të fillojë, nga akuzat penale për korrupsionin e lartë shtetëror Shqiëria patjetër do të kalojë në një qeveri teknike që do ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira. Deri tani nuk ka pasur zgjedhje të lira se nuk kemi pasur një qeveri teknike të drejtuar nga ndërkombëtarët. Pas strukturimit të SPAK do të vimë te qeveria teknike për zgjedhje të reja por do të duhet 1 vit apo 2 vjet nuk dihet. Ky është plani.
