Ora News One është Web lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 2 dekadash në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijve.
Ngatërron gazin me frenat, shkakton dëm me vlerë 46 mijë euro
Nga OraNewsPërditësimi i fundit 20 Shtator 2017, 21:06
Një pensionist në Gjermani është përplasur me një dyqan ku shitej benzinë pasi ngatërroi gazin me frenat.
Ai u largua me disa lëndime të vogla, ndërsa nuk u raportua asnjë person i lënduar. Mendohet se dëmi i shkaktuar arrin deri në 46 mijë euro.
Në pamjet e publikuara nga BBC, duket se si ai i jep makinës i pasigurtë, derisa përfundon brenda dyqanit. Nga përplasja shkatërrohet xhami dhe disa shishe me benzinë brenda, ndërsa asnjë person nuk është aty pranë.
Nuk dihet nëse kjo cështje do përfundojë në gjykatë, por policët mendojnë se ka ngatërruar pedalen e gazit me të frenave duke shkaktuar gjithë atë rrëmujë.