“Nga shtëpia në shtëpi”, artisti 24-vjeçar tregon emocionet mes Shqipërisë e Italisë

“Nga shtëpia në shtëpi”, artisti 24-vjeçar

Në konsullatën italiane në Vlorë u çel ekspozita e parë e artistit të ri shqiptar Loni Mjeshtri. Nën titullin “Nga shtëpia në shtëpi”, 24 vjeçari prezantoi punën e tij në pikturë e fotografi, mes dy vendeve që i konsideron shtëpi.

Prej katër vitesh student në Romë, të cilën e quan shtëpi, ky artist i ri është rikthyer në vendlindje për të prezantuar punët e tij.

Ekspozita me fotografi e punime në pikturë jo pa qëllim titullohet " Da casa a casa" "Nga shtëpia në shtëpi".

Loni Mjeshtri, në telajo ka derdhur pamje nga vendlindja dhe Italia ku jeton. Ndërsa në celuloid ka fiksuar Romën.

Emocionet e pas shiut, shkëlqimin e diellit, por dhe karaktere njerëzore.

24-vjeçari nga Klosi konsiderohet një talent në pikturë, ndaj edhe ekspozita e çelur në Vlorë u mbështet nga konsullata italiane në Vlorë.



EMISIONET