Nga Florjan Binaj deri tek Rozana Radi! Artistët dënojë shembjen e Teatrit Kombëtar
Sot është një nga ditët më të dhimbshme për shumë aktorë shqiptarë. Shembja e Teatrit Kombëtar nisi në orën 4:30 të mëngjesit, një orë para se të lejohej lëvizja e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Disa prej artistëve dhe aktivistëve janë dëguar në komisariat pasi bënë rezistencë kundër prishjes së teatrit.
Një akt të tillë e kanë dënuar shumë artistë shqiptarë të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.
Një ndër ta ka qenë edhe aktori Florjan Binaj i cili shprehet se kjo ditë është një nga ditët më të trishta të jetës së tij.
Florjan Binaj: Një nga ditët më të trishtuara të jetës time.
“Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…”
Rozana Radi: Do kalojnë vitet e s’do ta njohim më qytetin tonë
“E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit, Kujtum Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene . Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni . Ju se meritoni dashurine e spektatorit”.
Besa Kokëdhima: Trishtim, ishte pronë e shqiptarëve!
“Ta rikonstruktonin nëse është kështu. Me këtë logjikë i bie që Europa duhet të qe shembur e kish shembur gjithë sitet historike, godina e kisha, veprat kulturore etj. Kjo është injorancë, shkatërrim i gjithçkaje që mbart e simbolizon historinë, kulturën, artin.
Kullat e betonet kanë 0 vlerë historike & artistike. Le të bëjnë 100 të tjera, por të shkatërrojnë historinë e vendit nuk është e drejta e askujt, është pronë e Shqiptarëve”.
Anjeza Shaini: Nuk e di pse kisha shpresë!
“O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI” Nuk di pse kisha shpresë. Kur të vij në Tiranën time të dashur, që aq shumë më ka marrë malli, do të kaloj nga një rrugë tjetër që të mos e shoh realitetin me sy, se më dhemb #teatrikombëtarnafal”

Julian Deda: Më vjen Keq!

Aurela Gaçe; E dua të renë por s’mund të shkoj para nëse nuk e di nga vij!
