“Në Shqipëri punon por nuk paguhesh”, Lila zbulon për Ora Sport kërkesën e sindikatës për pagat bazë të lojtarëve

“Në Shqipëri punon por nuk paguhesh”, Lila zbulon për

Skandali tek skuadra e Vllaznisë ku lojtarët nuk kishin marrë pagat për 4 muaj ka nxitur shumë debat në rradhët e futbollistëve dhe futbolldashësve.

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila zbulon për Ora Sport kërkesën që ka bërë pranë FShF-së që çdo ekip të sigurojë një rrogë bazë për të gjithë lojtarët e saj.

Për të gjithë lojtarët, duhet tu sigurohet një rrogë bazë prej 50 mijë lekësh të reja, dhe më pas shifra plotësuese sipas kontratës së nënshkruar.

Nëse një ekip nuk e siguron një shifër të tillë, atëherë klubet të mos marrin liçensimin.

Lila: Ka pasur një shumë probleme me pagat. Normalisht, ai ekip që është më i rregullt me pagat e lojtarëve është më i favorizuar. Sigurisht që Tirana është më mirë pasi është 9 pikë më para. Është një detyrë shumë e vështirë për Kukësin që të fitojë kampionatin. Është periudha që jam në dilemë që do të ketë dëmtime. Kemi dërguar letra zyrtare drejt qeverisë si sindikatë. Ne duam që të rifillojë sezoni. Nuk mund ta veçoj vetëm Tiranën. Kemi ankesa nga lojtarë të ndryshëm. Madje kemi bërë edhe disa gjyqe në FShF. E them me siguri në këtë pjesë. Kemi takuar futbollistë të ndryshëm në shumë qytete. 

Futbolli ka mbetur subjekti i vetëm në Shqipëri që në fund të muajit të marrin rrogat. Është edhe fillimi i hapave të sindikatave. Unë i përgëzoj futbollistët e Shkodrës. Nëse nuk paguhen në fund të muajit duhet të flasin. Pas kontakteve që kemi patur me lojtarët e Vllaznisë, ne shkuam atje. Ne jemi në mbrojtje të futbollistët. Nëse futbollistët e Shkodrës kanë një problem, kjo duhet të jetë problem për të gjitha skuadrat e tjera. Futbollistët duhet të jenë bashkë. Ne bëm një strategji që funksionon. Shkodra është një qytet futbolldashës. Edhe bashkia nuk do t’i lërë ata që të shkriheshin dhe të mos futeshin në kampionat. Kur dërguam letrat zyrtare se këtë organizim e bën një sindikatë e futbollistëve, atëherë nuk mund të gjobitet. Jemi vendi i fundit në Europë që punojmë dhe në fund të muajit nuk paguhen. 

Ne propozuam kontratën selektive. U dakordësuam me FShF. Kjo kontratë kolektive është shumë e nevojshme për futbollin. Në përmbajtje të saj është 100 përqind në mbrojtje të klubit dhe futbollistët. Një klub i kategorisë superiore nuk mund të liçensohet nëse nuk paguan një rrogë bazë për një futbollist, një shumë prej 50 mijë lekë të reja. Këto 50 mijë lekë i ka të siguruara. 30 mijë lekë të jenë për kategorinë e parë. 

EMISIONET