Në Fushë Mamurras 30 banesa të pabanueshme, banorët ankohen se nuk kanë marrë ndihma

Në Fushë Mamurras 30 banesa të pabanueshme, banorët ankohen

Tërmeti 26 nëntorit ka lënë pas dëme të mëdha në Fushë Mamurras, fshatin me rreth 7000 banorë.

30 banesa janë shpallur të pabanueshme dhe qindra të tjera kanë marrë dëmtime të pjesshme të cilat kërkojnë ndërhyrje.

Kryetari i fshatit Fushë Mamurras, Astrit Tafa, tregon se grupet e verifikimit janë në terren dhe se furnizimi është kryer me rregullsi.

Tafa: Kemi 2-3 ditë në terren, presim dhe inxhinerët e huaj për të verifikuar dëmet. Ndihmat janë ndarë. Presim dhe sot të ndahen ndihmat. Banorët flasin pa kriter, në përgjithësi janë pajisur me çadra. Do shpërndahen dhe sot. Populli është shumë i varfër, ka nevojë për ndihma për gjithë popullatën. Por më të dëmtuarit janë këto të 30 banesave.

Por ndryshe flasin banorët.

Banorja: Më kanë thënë mos rri në banesë që herën e parë. Fëmijët i kam te familja. Nuk më kanë sjellë çadër.Jam e stresuar.

Banorja: Gjysma e shtëpisë më është shemb, kam mbetur duke shkuar nëpër miq. Shteti të na bëjë derman.

Banorja: As çadër dhe asgjë deri tani.

Banorja: Shtëpia është e pabanueshme, vetë e 7 jam jashtë. Nuk kam marrë çadër dhe as ushqime.

EMISIONET